Arkiva Shqiptare sjell në kujtesë një zhvillim të vitit 1927 në lidhje me atë që do ndodhte në Butrint një vit më vonë, ku protagonist është ai që e zbuloi, Ugolini i famshëm.
“Si sot, më 7 dhjetor 1927 kreu i Misionit Arkeologjik Italian në Shqipëri Luigi Maria Ugolini dërgoi një letër autoriteteve shqiptare, duke i informuar se Misioni Arkeologjik Italian synonte të eksploronte Butrintin gjatë vitin 1928.
Puna me gërmimet e kryesuar nga Ugolini filloi atje në shkurt të vitit 1928 deri në vitin 1936, dhe mbas vdekjes së tij punimet i vazhdoi P. Markoni dhe më vonë D. Mustilli deri në vitin 1940”, shkruhet nga Arkiva.
Dhje siç dihet, nga ai proces kemi sot një ndër perlat arkelogjike të antikitetit, siç është Butrinti. /sarandacity.al/