Në Konsipol është finalizuar me tre çmime një aktivitet disaditor për ndalimin e dhunës ndaj grave, e cila kishte në qendër një ekzpozitë me punime të ndryshme.
Dy vajza e një djalë, nga tre shkolla, ishin ata që fituan tre vendet e para, sipas asaj çfarë njofton Bashkia e atyshme.
“Në shkollën “Bido Sejko” Konispol për ndarjen e çmimeve të konkursit online midis shkollave “Bëje botën portokalli, të ndalim dhunën ndaj grave TANI!”
Ishte kënaqësi të shikosh dhe komentosh nga afër secilin punim të nxënësve të vendosur në ekspozitë.
Vlerësojmë bashkëpunimin e mirë të drejtuesve të shkollave, mësuesëve dhe nxënësve.
Çmimet fituese të këtij konkursi:
Vendi i parë: Kejsi Murto, Shkolla “Rait Bajo” Shalës
Vendi i dytë: Erina Tushi, Shkolla “Bido Sejko” Konispol
Vendi i tretë: Alion Thodhori, Shkolla “Mehmet Xhaferi” Xarrë
Punimet e nxënësve do të jenë pjesë e një ekspozite të përhershme në Bashkinë Konispol”. /sarandacity.al/