Peizazhi është krejtësisht dimëror. Përjashtuar ditën e mërkurë, që ishte si e porositur për ditë pushimi për Ditën e Rinisë, kemi pasur shumë dimër efhe kësaj ane.
Rrallë ka ndodhur që të shohim lartësinë e dallgës në 1.5-2.5 metra apo që pas përplasjes në shkallaret e shetitores, të arrijë të përhapet në shrtitore në një rreze mbi 5 metra.
Dita e sotme ka qenë një paralizë e plotë për të gjitha mjetet lundruese, përfshirë anijet e peshkimit dhe tragetet që lidhin Sarandën me Korfuzin.
Të gjitha anijet kanë qëndruar të ankoruara në Port për shkak të Furtunalit që parashikohet se do të zgjasë deri te djelen në mëngjes.
Burime portuale thonë se në çdo anije ka personel të shtuar për të monitoruar në kohë reale situatën klimatike dhe për të evituar çdo aksident apo përplasje në kalatë.
Anijet turistike i sheh në spirancë në distancë nga bregu, për të qenë më të sigurta nga përplasjet e mundshme.
Pritet një përmirësim i kësaj situate, por edhe nëse ndodh, pritet të zgjatë vetëm pak orë, për të patur në pasdite një përkeqësim ndoshta më të madh. /sarandacity.al/