Ministrja e Kulturës vlerësoi atë që bëri opozita, thënë me gojën e deputetes Ina Zhupa, për t’i dhënë voton pro një memorandumi për importin e produkteve arkeologjike dhe etnologjike.
“Me 109 vota pro u miratua sot në Kuvendin e Shqipërisë projektligji ‘Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit me SHBA për vendosjen e kufizimeve të importit për kategoritë e materialeve arkeologjike dhe etnologjike të Shqipërisë’.
Kur e kërkon e mira e vendit, politika di të bëhet bashkë!”, shkroi Elva Margariti.
Më parë ajo tha se ratifikimi “na rreshton ne në anën e duhur të një lufte, e cila nuk prek vetëm vendin tonë, por nga ana tjetër na vendos përpara detyrimit për vendosjen e standardeve të larta jo vetëm në nivelin e bashkëpunimit, por mbi të gjitha në hapa të shëndoshë në rrugën e nisur në revolucionin digjital për krijimin e regjistrit kombëtar të trashëgimisë kulturore; bashkëpunimin e me pikat kufitare dhe Interpolin, në shkëmbimin e informacioneve dhe në trajtimin e shpejt të çdo rasti që mund të na paraqitet”. /sarandacity.al/