Autoriteti Rrugor Shqiptar lëshoi një apel për drejtuesit e automjeteve në këtë mot të rënduar nja reshjet, duke përfshirë dhe Qafën e Muzinës te akset me risk.
“Si pasojë e reshjeve të shiut me intensitet në Gramsh-Kodovjatj, në Qesarat, tek arrat në Lazarat dhe në Qafë Muzinë, në Qafë-Thanë ka rënie gurësh dhe inertesh në trup të rrugës.
Menjëherë grupet e punës po punojnë për pastrimin e këtyre akseve duke vendosur edhe sinjalistikën provizore.
Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes në ditët me reshj, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë!”, thuhet nga ARRSH. /sarandacity.al/