Pa shtjellime por telegrafikisht, Arkivat kujtuan një figurë çame pak të njohur deri më sot, të niveleve të një shtetari
“Më 13 dhjetor 1929, në Bari të Italisë, u nda nga jeta Rexhep Demi”, shkruan Arkiva, duke vijuar më pas ta përshkrojë shkurt këtë figurë me ca të dhëna.
“Ishte luftëtari i lirisë, atdhetar, pedagog, anëtar kryesor i lëvizjes së pavarësisë shqiptare dhe një nga delegatët e Deklaratës së Pavarësisë Shqiptare, që përfaqësoi rajonin e Çamërisë.
Demi ka shërbyer edhe si ministër në Qeverinë e përkohshme të Shqipërisë”. /sarandacity.al/