Je një nënë me fëmijë që duhet t’i ndërrosh pelenat gjatë kohës kur ke dalë me fëmijën tënd në lokal apo restorant. Po si do ja bësh, ku do gjesh zgjidhje për këtë proces?
Na Sarandë ofrohet një zgjidhje e tillë. Ekziston te “Limani”.
Mamaja e re Denisa shprehet se është e vështirë sidomos kur ti ke një fëmijë të vogël i cili duhet ndërruar, të dalësh e të shijosh një kafe e qetë.
“Vija shpesh te ky lokal por nuk e kisha imagjinuar kurrë që do vinte dita kur do ta kuptoja rëndësinë e asaj tavoline në tualetin e femrave”, thotë ajo.
Në këtë lokal-restorant të qytetit, më popullori, gjen “trafik” karrocash dhe nëna të reja që duke përfituar nga koha e mirë me diell dalin së bashku me fëmijët e tyre.
Mirela, mamaja e një fëmije vetëm 4-muajsh shprehet se është i domosdoshëm ofrimi i kësaj lehtësie jo vetëm në tualetet e femrave por dhe të meshkujve, pasi ka baballarë që dhe atyre iu bie “rradha” për të ndërruar pelenën.
E pra, nëse je pronar restoranti ose lokali, mos e humb këtë kategori klientësh me këtë shërbim për kaq pak. /sarandacity.al/