Kryebashkiakja Qilimi është ndjerë triumfaliste ndaj një pengesë të fortë psikilogjike për pamundësinë që Delvina të kishte sërish një muze.
Në një kohë jo fort të favorshme në aspekt të ndjeshmërive ndaj inisiativave të tilla në Delvinë, u bë e mundur që qyteti të ketë një muze.
Kanë qenë disa muaj punë, që pas një thirrjeje publike për të kontribuuar, që të mblidhen antikuare të ndryshme për të mbushur ambientet e një muzeu të denjë për qytetin.
“Brenda ndërtesës së këtij muzeu ndodhen pjesë të historisë dhe kulturës së qytetit tonë.
Ky muze jo vetem memorizon historikun e qytetit, por shërben edhe si një atraksion turistik i nevojshëm për promovimin dhe zhvillimin e zonës sonë”, shkruan kryebashkiakja e qytetit me histori.
Ndër këndet më unike të muzeut të ri të Delvinës është dekori i një dhome ndenje me mobilim të kohës së komunizmit (foto kryesore).
Megjithatë, edhe pse është një punë për t’u përshëndetur, Delvina është në pritje të fronteve të punës, atyre që do frenonin varfërinë dhe zhbërjen e qytetit. /sarandacity.al/