Gjatë prezantimit të ligjit për bashkëqeverisjen, nga Lezha, kryeministri Edi Rama tha se me avancimin e procesit të dixhitalizimit, shumë shpejt edhe mungesat e nxënësve në shkollë do t’u shkojnë prindërve në telefon.
“Për pak kohë të gjithë mungesat në shkollë prindërit do t’i marrin në telefon.
Menjëherë në telefon do e marrin lajmin për mungesën apo për mungesat, kur të vijë çuni nga shkolla sepse gocat nuk mungojnë, e kur t’i bëhet pyetja si shkoi sot mësimi do e ketë të pamundur që të thotë shkoi mirë shumë”, tha Rama. /sarandacity.al/