Në perëndim të Konispolit, në përroin e Manetës, afër kroit me të njëjtin emër, janë zbuluar 15 qypa të nëndheshëm të punuar me gurë. Janë qypa me shtresat e buta gjeologjike të shtuforeve dhe konglomeratëve në rrëzën e malit të Nartës.
Qypat ruajnë lartësinë deri në 2,5 m dhe diametrin maksimal deri në 1,5 m. Ato janë të grupuar në tre vende me nga pesë të tillë, që formojnë pamjen e yjeve dhe që lidhen nga brenda me njëri-tjetrin pranë diametrit maksimal.
Në sipërfaqe të tokës pleksen vetëm grykat e tyre. Të tre grupimet e qypave janë vendosur në drejtimin veriperëndim – juglindje, sikurse edhe brezi gëlqeror i vendosur mbi ta.
Grupimi i parë ndodhi rreth 40 m larg të dytit, ndërsa i treti rreth 5 m.
Qypa të ngjashëm me këta të Konispolit, të punuar me gurë, janë ata në fshatin Qesarat të Sarandës, zbuluar vite më parë, që janë cilësuar të periudhës romake dhe që i shërbyen ushtrisë së Jul Qesarit për vendosjen e rezervave të drithit.
Mendohet se edhe këta qypa kanë shërbyer për të njëjtin qëllim dhe janë ndërtuar pas pushtimit të territoreve nga ushtria romake.
Vendasit këtë vend e njohin me emrin “Brimat e Zhakës”. /sarandacity.al/
https://youtu.be/VP0g7Nj6KJI