Gazetarja e ABC News, Silvi Sulaj ka përcjellë ankesat e një banori në Delvinë, më saktë në Vllahat, në hyrje të qytetit, i cili thotë se mungesa e ujit ka çuar në mosmbjelljen e tokave.
“Merremi me bujqësi me ullinj, nuk ka ujë e nuk mbjellin. E vetmja gjë sa herë vijnë deputet ju kërkojmë ujë dhe na thonë do e rregullojnë dhe hiç asgjë”, thotë banori.
“Shpresa ka vdekur tek ne”, shtoi ai.
“Nuk kemi mundësi, jeta është e vështirë, 70 vjeç punojmë t’i bëjnë ballë jetës.
Në 400 rrënjë ullinj marr prodhim minimal që nuk e tregtoj. Pas 2015-ës nuk ka më treg.
Do t’i kripos 8-9 muaj bëjnë e më pas do i hedh në rrugë se nuk bëjnë”, citohet të kenë thënë disa nga banorët. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?