Eshtë riaktivizuar fushata elektorale pas një dite stopimi me shkak ndarjen nga jeta të politikanit të njohur socialist Bashkim Fino. Edhe në nivel lokal, pushteti e opozita kanë zbritur sërish në terren për të kërkuar voten e tyre, në mënyrat e tyre.
Kështu, kandidatja socialiste Anila Denaj, ishte në Konispol, siç informon, në një takim me gra e vajza, por ku ishte dhe një nënë me fëmijë.
“Me gratë dhe vajzat socialiste të Bashkia Konispol, me angazhimin për t’ia dalë së bashku, për të çuar përpara vizionin e të majtës progresiste, në mbështetetjen e tyre.
Vota e grave dhe vajzave të kësaj zone në 25 prill, do të jetë për #PS12 për punët e mira që do të përfundojmë së bashku”, shkruan Denaj.
Më tej, në kampin opozitar, dyshja e kandidatëve Dine – Zhupa, patën një takim të brendshëm në selinë lokale të PD-së.
“Bashkëbisedim me Bordin Historik të PD Sarandë”, shkruan Dine, pra një takim brezash. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?