Në kuadër të një nisme pastrimi të diktuar nga lart, nga qeveria, mjetet dhe forcat e Bashkisë janë shkruar aty ku prej vitesh ishin vatra gjigande plehrash, në gërmadhat e ish-ndërmarrjeve të komunizmit.
“Në terren për pastrimin nga mbetjet e hedhura vend e pa vend”, shkruan Bashkia, por ajo çfarë shihet është më tepër se kaq.
Bëhet fjalë për plehra të akumuluara me vite, për të cilat deri më sot ishte menduar me shqetësim, pa qenë imponimi qeveritar.
Ato janë krijuar njëherësh në terrene të degraduara, të cilat ende vijojnë të mbeten të tilla pa u diktuar një zgjidhje (nëse janë prona private), apo pa u gjetur një zgjidhje nëse janë prona shtetërore.
Janë ish-magazinat e Ndërmarrjes së Grumbullimit, të cilat, siç shumë gërmadha të tjera të ekonomisë së ish-regjimit, janë hem në qendër e hem në periferi, duke qenë një shëmti për Sarandën e konsideruar turistike. Këtyre, siç në këtë rast, u shtohen dhe plehrat mal. /sarandacity.al/