Interesante, por dhe e dëshpëruese, të shohësh në skenë të zakonshme që ndodh gjatë muajve të verës në Delvinë, sidomos në pikun e sezonit, ku automjete me targa përgjithësisht kosovare apo të huaja, frenojnë me tërsëllimë, ku duke ecur në asfalt, befas, si të jetë prerë me thikë, u del para një rrugë e tmerrshme, “qorre” le ta quajmë, që nuk e di nga i çon. E kuptojnë që kanë ngatërruar rrugë, e nisin të kërkojnë ndihmën e parë për të rënë në të se ku janë, ndonëse kjo skenë ndodh zakonisht natën ose në të grdhirë.
Është fjala për aksin prej 13 km Qafë e Muzinës – Delvinë. Deri nga mesi i dytë i viteve `80-të, ajo ishte rruga edhe e sarandiotëve drejt Tiranës, sa pa u hapur ajo që sot kalon nga Syri i Kaltër. Më pas, ai segment u shërbente vetëm banorëve të Delvinës gjatë vatje-ardhjeve të tyre drejt Gjirokastrës, apo më tej, deri pra në Tiranë. Por kjo zgjati deri para 15 vitesh, derisa amortizimi e bëri krejt të pakalueshëm nga automjetet, duke i detyruar delvinjotët që “t’i binin nga Kina”, për të vijuar më pas rrugëtimin e tyre në destinacione të tjera. Ndërsa për 13 kilometrat e dreqosura, u tha se do rehabilitoheshin nga kompania 2K e cila kish fituar tenderin, por që nuk ndodhi kurrë. Në Delvinë, ekziston një “bindje mbarëpopullore”, se Koçua i morri dy herë fondet për rrugën, por nuk dihet se nga i çoi. Mundet që kjo mos jetë e vërtetë, por bindja ekziston, siç ia bën “muuuu” dhe rruga në nivel kataklizmoje.
Nga ana tjetër është GPS-ja që orienton pushuesit nga rruga e vjetër.
Deputeti Alket Hyseni, i cili u angazhua pak vite më parë në vendosjen e dy tabelave me të dhënë përforcues për ekzistencën e një rruge të vjetër si paralajëmrim, një në Muzinë e një në Gajdar, tha se gjersa ekziston ideja për ta riasfaltar atë rrugë, nuk ka kuptim t’i kërkohet Googel-it heqja e saj.
Por a do të asfaltohet, aq më tepër kur pritet dhe rruga e re, ajo e Kardhiqit, që gjithsesi e bën më pak të nevojshëm aksin Syri i Kaltër – Muzinë?
Sepse, edhe atëherë, ata që duan të shkojnë në Syrin të Kaltër, nëse orientohn nga tabelat dhe jo GPS, kjo e fundit do i çojë nga ajo rrugë qorre. /sarandacity.al/