Një punonjëse e Tatimeve, e quajtur Mimoza Seraj, e cila ka dalë në pension në 2019, mësohet të jetë personi nga ka dalë database me pagat e 630 mijë e ca shqiptarëve, por që jo dosmodoshmërisht është shpërndarë prej saj.
Pra, nuk është ajo autorja e “nxjerrjes në pazar” të rrogave, si pjesë e të dhënave personale, gjë që ka shkaktuar një skandal.
Ajo rezulton të ketë qenë drejtoreshë sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
Nga disa media që e kanë publikuar këtë fakt, thuhet se përmes “user”-it të saj është krijuar ky file, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se është ajo personi që e ka publikuar listën.
Theksohet se lista është vjedhur në mënyrë manuale dhe nuk kemi të bëjmë me një cyber attack. /sarandacity.al/