Deputetja Anila Denaj promovoi sërish një zhvillim të fundit në Delvinë, i tipit kulturor, siç është muzeu, ringritur pas vitesh mosekzistence.
“Delvina tashmë ka një atraksion të ri me të cilin mund të krenohet, Muzeun e Luftës dhe Etnografisë.
Me Majlindën, Kryetaren e Bashkisë inaguruam mjediset e këtij muzeu, brenda së cilit gjenden shumë copëza të historisë dhe traditave të bukura të kësaj zone”, shkruan Denaj.
Më tej ajo guxon të konsiderojë qytetin në “rënie të lirë” si një destionacion gjithëvjetor turistik, diçka që për momentin, duke parë realitetin e atyshëm, ndër më të rëndin që ka kaluar qyteti në paskomunizëm, mund të karakterizohet si dëshirë se sa realitet.
“Ju ftojmë ta vizitoni dhe ta bëni Delvinën një destinacion të preferuar turistik gjithëvjetor”, shkruan Denaj, duke zgjedhur hashtagun “EjanëDelvinë”. /sarandacity.al/