Ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë një prej qytetareve më të njohura sarandiote, Lavdie Ruci, një delvinjote, bashkëshorte e poetit të ndjerë Llambro Ruci.
Federata e Paqes Universale në Shqipëri, emër i së cilës ishte, dha njoftimin nekrologjik mbi ikjen nga jeta të saj, duke shkruar:
“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë se sot u nda nga jeta, pas një beteje disa mujore me një sëmundje të rëndë, znj. Lavdie Ruci – një nga themelueset e Federatës së Paqes Universale në Shqipëri, ish Kryetare e Federatës së Paqes, Anëtare e Këshillit Drejtues dhe një nga Ambasadoret e Paqes më aktive që në ditët e para të themelimit.
Largimi i parakohshëm nga kjo jetë i Lavdës, siç e thërrisnim, është një humbje e madhe për të gjithë.
Lutjet tona janë me familjen, të afërmit dhe miqtë e shumtë të Lavdies. Pastë rrugëtim sa më të lehtë në botën e përjetshme të dashurisë.
Përcjellja për në banesën e fundit bëhet nesër, datë 24 dhjetor, ora 12.00 nga Shtëpia Funerale përballë Ish Politeknikumit (sot “Harry Fultz”)”.
Më tej, vijnë dedikimet për të në rrjete.
Thoma Nika shkruan për të: “Sot ishte fundi. E humbi betejën disamujore me sëmundjen e rëndë.
Ajo ishte formuar dhe konfirmuar si një personalitet kombëtar në fushën sociale.
Ne, sarandiotët, veçmas hasantahsinasit, e kishim Lavdien pikë referimi dhe arësye për t’u ndjerë krenarë.
Janë po ato arësye që na trishton ikja e saj nga jeta.
Janë të shumtë ata që e kanë në kujtesë si aktiviste të spikatur rinore në vitet e gjimnazit të Lavdies në ‘Hasan Tahsini’.
Kështu, si gjimnaziste, do ta kujtojmë një jetë”.
Ndërsa profesor Xhorxhi Vasili, shkruan nga pozitat e ish-mësuesit të saj.
“Ndjej shume dhimbje per humbjen e nxeneses time, njeriut te mire Lavdije Ruci. Ka qene per mua si mesues kujdestar nje shembull per te gjithe shkollen. Serioze, korekte, buzagaz, e shkelqyer ne mesime.
Cfare koencidence e hidhur kur sot duke rregulluar disa materiale ne muzeun e gjimnazit kalova ne dore pershendetjen e saj ne 20 vjetorin e shkolles. U prehsh ne paqe nxenesja ime. Do te jesh gjithmone ne apel midis maturanteve te vitit 1971”.
Një tjetër është ajo e një ish-shoqeje gjimnazi:
“Trishtim për humbjen e Lavdës. Inteligjente, e matur, me vizion të qartë në jetën e saj. Ngushëllime familjes së saj. Lamtumirë shoqja ime e viteve të bukura të gjimnazit!
U prehsh në paqe! Vera Diamanti”. /sarandacity.al/
priligy dapoxetine In some embodiments, the hair growth promoting agent treatment comprises treatment with nitroxide spin labels e