Regjistrimi i dy rasteve të para të variantit Omicron të SARS-CoV-2 u njoftua dje të enjten nga Komiteti Teknik i ekspertëve për trajtimin e pandemisë së koronavirusit të ri në Shqipëri, shkruan kështu CNN grek, ndërkohë që në titull përdor fjalën “pushtim”.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli, gjatë një konference për shtyp siguroi se për momentin se situata epidemiologjike në vendin ballkanik mbetet e qëndrueshme.
Eugenia Tomini, drejtoreshë e Institutit Shqiptar të Shëndetit Publik, theksoi se varianti Delta vazhdon të jetë dominues.
Sipas epidemiologes Silva Bino, përqindja e popullsisë që është vaksinuar është 40%, pasi ka një rritje të vogël në dy javët e fundit, shkruan kështu Cnn.gr. /sarandacity.al/