Të vaksinuarit në Sarandë e Delvinë kanë tejkaluar shifrën 1 mijë që nga e diela, kur në këto dy qytetet nisi procesi i imunizimit me vaksinën kineze Sinovac.
Janë 1194 të vaksinuar gjithsej.
Në gjimnazin “Hasan Tahsini” në Sarandë, sot kanë qenë 182 të vaksinuar, duke e çuar numrin total të deritanishëm në 724.
Ndërsa në Delvinë sot janë vaksinuar 160, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 470.
Ata janë të gjithë të moshës së tretë, mbi dhe 70 vjeç, të cilët, pas shiringës në krah, përjetojnë lumturinë e të siguruarit që do jetojnë dhe nuk do sëmuren apo shuhen nga COVID-i. /sarandacity.al/