Kryeministri Rama dha atë që e konsideroi “lajm të mirë” për drejtuesit e automjteve.
“Me këtë LAJM TË MIRË e të shumëpritur për Drejtuesit e Automjeteve, puna vazhdon flet vetë ndërsa llafet e gojëve të shthurura dhe baltën e mendjeve të mbrapshta vijnë e ikin me erën.
Falë rimarrjes në administrim shtetërore këtë vit të Kontrollit Teknik dhe ndërveprimit të sistemeve informatike, të cilat me vite ishin dhënë me një koncesion alla nongrata, Çertifikata e Kontrollit Teknik të DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia.
Eliminohen 60 mijë kontrolle fizike të automjeteve në vit.
U kursehen qytetarëve 90,000,000 lekë dhe 30,000 orë pritje në vit”, shkruan i pari i qeverisë. /sarandacity.al/
https://youtu.be/lbYYIGKysXQ