Një foto nga kisha e Shën Marisë në Kakodhiq, kryebashkiakja e Delvinës e zgjodhi si kartolinë uruese për Krishtlindje, dedikuar komunitetit ortodoks në zonë.
“Gëzuar Krishtlindjen!
Shëndet e lumturi në familjet tuaja!
Bekime e gëzime pa fund!”, shkruan ajo.
Në raste të ngjashme zgjidhen dhe fotomontazhe me lajle-lule, por e para e Delvinës, znj. Majlinda Qilimi, ka zgjedhur një prej shenjave identitare të zonës sa i përketm besimit ortodoks. Të tilla, me emër, Delvina ka disa në vende të ndryshme. /sarandacity.al/