Me dy të papritura është ndeshur kandidatja socialiste për deputete e Sarandës, ministrja Anila Denaj, në takimet e pasdites në Metoq e Shelegar.
Në Metoq, banorët i janë ankuar për vjedhjet e shumta por jo vetëm kaq; sipas tyre, policia e di se kush vjedh por që s’reagon. Kjo ka bërë që aty, para ankimtarëve, Denaj të realizojë një telefonatë me Shefin e Komisariatit, duke i përcjellë këtij të fundit ankesën e banorëve e këshilluar të ketë vëmendje ndaj tyre në kryerjen e detyrës së ofrimit të rendit dhe sigurisë.
Në Shelegar, banorët i janë ankuar për dritat që iu ikin sapo bien “dy pika shi”. Kjo ka bërë që siç në rastin e Metoqit, jo Denaj por kryebashkiaku Gurma të kontaktojë drejtorin e OSHE-së, duke e urdhëruar të vinte para banorëve. Ky i fundit i ka sqaruar duke ardhur aty, në takim, se çështje është drejt zgjidhjes, pasi ekziston një projekt rehabilitues rrjeti furnizues për Shelegarin dhe zonat e tjera përreth, e se pritet vetëm një proces tenderimi.
Nga ky episod u qetësua dhe një i irrituar që ndërhyri ashpër, pra ndaj ikjes së dritave për “dy pika shi”. /sarandacity.al/