Greqia ka vendosur të aktiviziojë masa të reja për të luftuar variantin Omicron.
Sipas ministrit të Shëndetësisë Thanos Plevris, masat janë miratuar pas rekomandimeve të komisionit të ekspertëve dhe do të jenë në fuqi nga 3 deri më 16 janar 2022.
Maskat që ofrojnë mbrojtje më të madhe FFP2 ose KN95 do të jenë të detyrueshme në transportin publik, supermarkete dhe të gjitha vendet ku mblidhen më shumë njerëz, si dhe në vendet ku shërbehet ushqimi.
Nëse kjo nuk është e mundur, do të kërkohen maska të dyfishta kirurgjikale.
Restorantet dhe baret nuk do të mund të punojnë pas mesnate dhe muzika do të lejohet vetëm në respekt të masave. /sarandacity.al/