Kryeministri Edi Rama përcolli një ftesë këtë mëngjes për të rinjtë shqiptarë që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e 400 vende të lira në ushtri.
Përmes një postimi në Facebook, zoti Rama i mikloi ata me fjalë të zgjedhura, duke u thënë se “kanë forcën për të qenë përfaqësues me krenari të Shqipërisë përkrah trupave të NATO-s në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë”.
“Ti ke forcën që nderon kombin, kjo është nisma e rekrutimit për 400 vendet e lira për të rinjtë që kanë dëshirë të zgjedhin një karrierë profesioniste pranë Forcave të Armatosura të Shqipërisë për të qënë përfaqësues me krenari të vendit tonë përkrah trupave të NATO-s në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë.
Bëhu pjesë dhe suksese”. /sarandacity.al/