Akidi dhe Aideni janë dy bebet e para të 2022-shit, siç njoftojnë zërat qeveritare, kryeministri Rama dhe ministrja e linjës Ogerta Manastirliu, që të dy djem.
“Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë Akid dhe Aiden”, shkruan i pari.
Ndërsa e dyta është më detajiste:
“Mirë se erdhe Akid!
Fëmija i parë i vitit 2022 është djalë, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’ në orën 12:00.
Është djalë edhe bebi i parë që erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni”, 1 minutë pas ndërrimit të viteve”, shkruan Manastirliu, duke potencuar pra të parin, por duke i bashkangjitur dhe të dytin, si dy të parët.
“Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë Akid & Aiden”, urim ky dhe i Manastirliut në statusin e saj. /sarandacity.al/