arku Kombëtar “Bredhi i Hotovës – Dangëlli” është një nga destinacionet më të preferuara të turistëve në të gjitha stinët e vitit dhe kryesish në dimër.
Administrata e Zonave te Mbrojtura Gjirokastër vazhdon punën për mbrojtjen e Parkun Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli” nga paligjshmëria.
“Monitorim për parandalimin e veprimtarive të paligjshme në Parkun Kombëtar “Bredhi i Hotovës – Dangëlli”, thuhet në njoftim.
Ekosistemi natyror “Bredhi i Hotovës – Dangëlli” u shpall Park Kombëtar më 17 dhjetor 2008.
Luginat e bukura, biodiversiteti i pasur në habitate malore të mbuluar me pyje të dendura, kanione gjigante dhe një traditë kulinare fantastike e bëjnë këtë park një zgjedhje ideale për t’u ekploruar. Peizazhi i larmishëm pyjor (një përzierje e bredhit të Maqedonisë, tisit, pishës së zezë, bungës, qarrit, maresë e mëllagjerit) ofrojnë strehë për shumë lloje kafshësh si: ariu i murmë, ujku, kaprolli, lepuri e derri i egër.
Midis mundësive të shumta është dhe qëndrimi në “Ujërat Termale të Bënjës”, kanionet e Kamenckës, Langaricës e Borockës.
Peizazhi dëshmon kulturën e hershme dhe të pasur të zonës, ku përfshin një sërë monumentesh kulturore dhe historike si kisha e Shën Mërisë në Okdunan e Kosinë, Teqeja e Ali Postivanit, dhe Frashërit, Ura e Katiut dhe fshati Frashër, vendlindja e patriotëve dhe poetëve të njohur, vëllezërve Frashëri.
Parku kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli” ka një sipërfaqe 34,361.1 ha dhe është shpërndarë në qarkun e Gjirokastrës dhe të Korçës. Ky park ka një traditë të gjatë të përdorimit të burimeve natyrore të zonës nga banorët lokalë dhe vazhdon të monitorohet për parandalimin e veprimtarive të paligjshme. /atsh/