Tufa me lule janë parë në derën e mbyllur të farmacisë së 27-vjeçarit nga Saranda Pandeli Kajo, pikërisht në Athinë, i cili humbi jetën në një aksident së bashku me të dashurën e tij 23-vjeçare. Farmacia ndodhet në Ampelokipi.
I ndjeri edhe studimet për farmaci i kishte kryer në Greqi.
Sipas fqinjëve të tij, i riu shqiptar shte një njeri i dashur për të gjithë, pasi gjithmonë shërbente me bujari dhe madje kishte marrëdhënie më të ngushta me shumë individë, pasi gëzonte respekt.
Me të dëgjuar për vdekjen e tij, fqinjët nxituan të linin lule dhe qirinj jashtë qepenave të ulura të farmacisë, e mbyllur prej të ndjerit për herë të fundit me duar pak orë para aksidentit fatal.
Ai mori makinën e tij dhe shkoi në shtëpinë e tij në Zografou për t’u përgatitur për të dalë pasi kishte planifikuar me të dashurën e tij që të shkonte ta merrte te shtëpia e saj në Ilioupoli.
“Ai ishte në farmaci deri në orën 21:00. Nuk e di se çfarë mund të ketë ndodhur, por është gjynah, sepse ishte djalë i mirë”, tha e trishtuar një fqinje e të ndjerit. /sarandacity.al/