Emiratasi Mohamed Alabbar, drejtuesi i EMAAR Group që do të ndërtojë një copëz Dubai në Shqipëri, më saktë në Durrës, u shfaq i dashuruar me vendin tonë, sidomos me Jugun, ku tha se kishte zgjedhur që aty të kishte një shtëpi.
Në një intervistë për Opinion, ai la të kuptuar që projekti madhor i Durrësit do e bëjë dhe pak rezident te ne, pra më të pranishëm, ku veçoi Jugun si preferencë për të kaluar një pjesë të kohës.
Ai përmendi Përmetin si tejet tërheqës, ku ka paralajmëruar se dhe aty mund të investojë pas Durrësit, por e la të hapur çështjen se ku konkretisht do e kishte një shtëpi të tij.
Për të, Jugu i Shqipërisë është një nga vendet më të bukura në botë.
“Jo, jam ende në kërkim. Kam qenë në Përmet së fundmi. Do të jetoj në jug të Shqipërisë, sepse për mendimin tim, jugu i Shqipërisë është ndër vendet më të bukura të botës. Jam befasuar.
Unë udhëtoj shumë nëpër botë. Më kujton disi Kaliforninë, por Kalifornia nuk ka shumë lumenj. Bukuria e jugut të Shqipërisë është magjepsëse për mua”, tha Mohamed Alabbar. /sarandacity.al/
673348 201311An attention-grabbing dialogue is value comment. I believe which you need to have to write much more on this matter, it wont be a taboo topic nevertheless typically individuals are not sufficient to speak on such topics. Towards the next. Cheers 173342