Që nga e diela, mosha e tretë në të gjithë zonën po vaksinohet me Sinovac-un kineze që qeveria e solli në mijëra doza nga Turqia.
Dhe paçka zhurmës politike, ku protagonist është dhe ish-kryeministri Berisha nga pozicioni i tij i një kryeopozitari jo zyrtar, të moshuarit s’dëgjojnë nga ai vesh.
Etja për shëndet e jetë këto kohë të vështira pandemike, është më e fortë se çdo dyshim apo konspiracion mbi vaksinat.
Impresionet e atyre që kanë marrë vaksinnën janë të ndryshme; dikush thotë se tani mund të jetojë dhe 200 vjet, dikush tjetër i është qasur shkencërisht vaksinës dhe është i bindur në efektivitetin e saj.
Pra, psikologjikisht, vaksina duket se po triumfon si shpëtimtare në bindjen e moshës së tretë. /sarandacity.al/
https://youtu.be/OWBXiMWvikE