Në Patriarkanën Ekumenike në Stamboll u mbajt një liturgji për festën e Krishtlindjes dhe u zhvillua një not tradicional për Kryqin e Shenjtë.
Liturgjia, e mbajtur në përputhje me situatën epidemiologjike udhëhiqej nga Patriarku Bartolomeu i Kostandinopojës.
Pas liturgjisë, patriarku dhe besimtarët janë nisur drejt bregdetit.
Dhjetë persona notuan për kryqin e nderit dhe këtë vit kryqi u tërhoq nga Galip Yavuz.
Yavuz tha se ai ka marrë pjesë në këtë rit për pesë vjet.
“Jam shumë i lumtur, një vit i lumtur i mbushur me vëllazëri dhe dashuri,” tha Yavuz. /sarandacity.al/