Bashkia shpërndau pamjet e radhës nga aksioni i pastrimit, një ditë pasi kryeministri Rama përcolli gjithashtu mesazhin e radhës se Shqipëria po pastrohet.
“Nga puna për pastrimin e territorit në Gjashtë dhe në Metoq”, shkruan Bashkia, duke ofruar atë çfarë ndodh në terren.
Por njëherësh, me pastrimin po vihet re dhe faktin se ndotja paska qenë në nivele alarmante.
Dhe kujtojmë se ndër aksionet e para të qeverisë pasi morri pushtetin në 2013-ën, ka qenë pikërisht pastrimi i mjedisit, në qytete dhe rreth tyre.
Dhe me ç’duket qartazi, nuk paska funksionuar. Po funksionin tani, pas muajsh aksion kombëtar që vijon ende. /sarandacity.al/