Një shtetas skocez midis artistit dhe lypësarit mund të konsiderohet dhe si hapës i parakohshëm i sezonit të ri turistik.
I ulur në shëtitore, nën rrezet e diellit, shoqëruar dhe nga një qen, zgjedhur për sfond një prej statujave femërore të ish-socializimit, ai luan në kitarë por dhe lyp ashiqare.
Pra, pas disa akordeve apo një vije melodike, i shtrin dorën kujtdo që kalon atypari. Merr dhe lek, pasi të thotë “no problem” nëse s’ke euro. /sarandacity.al/
https://youtu.be/vbavJJUyqJQ