Një ndër emrat më të shquar të drejtësisë shqiptare, Maks Haxhia, dikur ish-kryeprokuror e sot avokat, kundërshton fuqishëm hartën e re gjyqësore.
Kujtojmë se nga kjo hartë e pëson, ndër disa qytete, edhe Saranda.
“Unë kam shpresën që me ndikimin tonë, mirë është që të mos kalohet në ekstrem. Ti koordinojmë pak gjërat, të ruajmë balancat dhe të mos dëmtojmë komunitetet”, tha Haxhia në një tryezë diskutimi mes dhomës së avokatisë së Vlorës, KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë.
Ai solli si argument faktin se Tiranë, ku është planifikuar të jetë vetëm një Gjykatë Apeli, nuk është Shqipëria.
“Mos gënjeni, duhen të paktën 4 gjykata apeli, 4 gjykata administrative, se e dini çfarë do të ndodhë”.
Në këtë kuadër, ai e quajti të dështuar Reformën në Drejtësi.
“Reforma në drejtësi ishte e pastudiuar, ndaj dështoi. Nuk mund të bëhet reformë tjetër (hartë gjyqësore) për të zgjidhur kolapsin e të parës. Gjykata e Apelit ishte dështim, korrupsioni ka nisur në atë gjykatë. Apeli ka ende cështje të 2015 pa zgjidhur. Shqipëria nuk është Tirana, nuk mund të ketë gjykatë vetëm në Tiranë. Po masakroni drejtësinë”, tha avokati i njohur. /sarandacity.al/
654289 513424How considerably of an exciting piece of writing, continue creating companion 313970
376188 222549Hello! I basically would wish to offer a huge thumbs up for that great information youve here during this post. I will be returning to your site to get much more soon. 52366
I am extremely inspired along with your writing abilities and also with the format for your weblog. Is that this a paid subject or did you customize it your self? Either way stay up the excellent high quality writing, it is uncommon to see a nice weblog like this one nowadays!
422299 793096I believe other web site owners need to take this site as an model, really clean and wonderful user pleasant pattern . 651714