Fondi Shqiptar i Zhvillimit ofroi më të fundit pamje nga fronti i rrugës së re nën Lëkurës, asaj që do shërbejë si një lloj baypass-i për aksin e mbingarkuar në sezon vere, Turizëm – Çukë.
“Vijojnë punimet për projektin: ‘Ndërtim, Asfaltim, Rrjeti Inxhinierik, Rruga Nr.1, Lëkurës, Loti 1+2;, në qytetin e Sarandës.
Ky projekt financohet nga Qeveria Shqiptare dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Aktualisht punimet janë përqendruar në infrastrukturën nëntokësore, ndërtim mure guri dhe vepra arti.
Projekti synon të lehtësojë qarkullimin e mjeteve sidomos gjatë sezonit turistik dhe pritet të ketë impakt të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të jetës”, thuhet nga FSHZH.
Por nuk sqarohet nga ana tjetër nëse për sezonin e pritshëm do jetë funksional ky aks i ri, nisur nga viti i kaluar. /sarandacity.al/