Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore ka miratuar një financim shtesë prej 34 milionë eurosh për projektin e zhvillimit të integruar urban dhe turizmit në Shqipëri.
Financimi i ri do të mbështesë rritjen e investimeve në dy bashki të tjera në jug të Shqipërisë për përmirësimin e infrastrukturës, si dhe forcimin e tregut turistik dhe zhvillimin e produkteve.
Projekti aktual po mbështet investimet infrastrukturore urbane të katër qendrave urbane në jug të Shqipërisë: Beratit, Gjirokastrës, Sarandës dhe Përmetit, duke i rritur pëlqyeshmërinë dhe tërheqjen e turistëve ndaj tyre.
Dy bashkitë e reja që shtohen janë Orikumi dhe Ksamili.
Ndërhyrjet në këto dy qyteza janë të rëndësishme jo vetëm për ato vetë, por edhe për zhvillimin turistik dhe ekonomik të jugut të Shqipërisë në tërësi.
Financimi shtesë do të ndihmojë edhe në rimëkëmbjen e sektorit të turizmit nga pandemia COVID-19.
Zyra e BB në Tiranë bën të ditur se, projekti do të kontribuojë në zhvillimin e turizmit, i cili është shfaqur si një nga shtytësit kryesorë për rritjen e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse dhe krijimin e vendeve të punës në Shqipëri. /atsh/
Fong listens and makes you feel like you matter buy priligy 30mg