Ka ndërruar jetë një ndër emrat e arsimit sarandiot në vite, Serjan Balili.
Ish-kolegë të tij e kanë vlerësuar si personalitet në arsim.
“Serjan Balili lindi ne Kuç te Vlores në vitin 1948, ku kreu shkollen fillore e 7-vjecare, me vone shkollen e mesme pedagogjike ne Berat, si dhe Fakultetin e Shkencave, dega Biokimi
Pasi mbaroi studimet e larta, punoi mesues ne shkollen e mesme Izvor Tepelene, me vone mesues e drejtor ne shkollen e mesme te Ndertimit Sarande, Drejtor shkolle ne Krane, Inspektor ne Seksionin e Arsimit e per 8 vjet Drejtor i Drejtorise Arsimore Sarande
Gjate gjithe kohes u shqua per aftesi profesionale pedagogjike, perkushtim ne detyre, urtesi e komunikim te ngrohte me meues, prinderit e nxenesit
Serjani ishte nje personalitet i spikatur ne fushen e Arsimit nje qeveritar egzigjent, nje shok model, nje familjar i regullt
Ngushellojme familen e tij te afermit shokët e miqtë per humbjen e njeriut te tyre dhe lutemi Zotit tu japë force e kurajo per ta perballuar dhimbjen e madhe Lamtumire miku dhe kolegu im i mire.
Qofsh i parajses!
Sotir Papa, Mjeshtër i Madh
Halit Allkushi, drejtor i shkollës Gjashtë
Ish-mësuesit Hysen Gaci, Spiro Llajo” /sarandacity.al/