Katolikët shqiptarë u bënë sot me një udhëheqës të ri, apo hënë në gjuhën fetare, me një bari të ri grigje. Arqipeshkvi i ri i Kishës Katolike Shqiptare.
Arjan Dodaj morri detyrën e re në një ceremonia të zhvilluar e Katedralja e Shën Palit në Tiranë, ku e pranishme qe dhe elita politike shqiptare.
Ai zëvëndësoi George Frendon, i cili dha dorëheqjen pasi e mbajti postin e lartë të kryekatolikut shqiptar për 5 vjet.
Në fjalën e tij. Dodaj premtoi se do të shërbejë me devotshmëri dhe do ta kryejë denjësisht detyrën. Ai falënderoi të gjithë drejtuesit e komuniteteve fetare dhe drejtuesit e shtetit dhe politikës që ishin të pranishëm.
Dodaj është nga Laçi. Është arsimuar fetarisht në Itali, pasi ka shkuar në këtë vend vite më parë si emigrant.
Siç dihet, prej vitesh edhe Saranda e ka një komunitet katolik. Fjala është për të ardhurët nga Mirdita pas 90-ës, vendosur në Shëndelli, ku pra dhe fshati ka një emër katolik, me kishën e re përkatëse katolike. /sarandacity.al/