Bashkia Sarandë njofton zyrtarisht dhe detajisht dëmtimin e një ure në Metoq, duke dhënë dhe alternativa të kalimit jo aty në destinacionet që lidhte kjo urë.
“Për shkak të fenomeneve natyrore të erozionit ndër vite, por edhe të papërgjegjmërisë së disa drejtuesve të automjeteve të rënda, që kanë kaluar në urën e Metoqit me ngarkesë përtej kapacitetit mbajtës të saj, që është deri në 20 TON, ka ndodhur dëntimi i bazamentit të kësaj ure, por pa dëmtim të konstruksionit metalik të saj.
Për të parandaluar çdo aksident të mundshëm, Bashkia e Sarandës ka reaguar menjëherë, duke ndaluar qarkullimin në këtë urë.
Ndërkohë, njoftohen banorët të përdorin me automjetet e tyre rrugë alternative, si rruga e Palit, si dhe rrugën në drejtim të fshatit Aliko, deri në rehabilitimin e plotë të dëmtimit të ndodhur në bazamentin e urës pas vlerësimit të menjëhershëm të situatës nga strukturat përkatëse në terren”, thuhet nga Bashkia. /sarandacity.al/