Dëbora mbuloi pjesën më të madhe të Greqisë të hënën, duke mbyllur shkollatm deri dhe qendrat e vaksinimit dhe parlamentin. Disa fshatra malore mbetën pa energji elektrike, ndërkohë që fjollat e borës po binin deri në ishullin e Kretës në jug.
Temperaturat ranë në -14 gradë të hënën mbrëma, kur një front i quajtur “Elpis” (fjala greke për shpresë) solli borën e parë në Athinë,.
Parlamenti mbeti i mbyllur, ashtu si shkollat në zonën e madhe të Athinës, ku transporti i metrosë për në aeroport u ndërpre, por trafiku ajror dhe detar shkoi pa probleme.
It’s snowing in Athens! #Greece #Χιόνια pic.twitter.com/4UbOVn2OMQ
— Savvas Karmaniolas (@savvaskarma) January 24, 2022
“Për vendin tonë këto janë kushte ekstreme,” tha Christos Zerefos, profesor i fizikës në TV ERT.
Një valë e ftohtë me temperatura nën zero dhe erëra të akullta goditi Athinën edhe në shkurt 2021, duke vrarë katër persona në ishujt Evia dhe Kretë, dhe dhjetëra mijëra familje mbetën pa energji elektrike për ditë të tëra.
Ekipet e shpëtimit u përpoqën gjatë gjithë natës për të liruar qindra shoferë, ndërsa stuhia “Elpida” goditi Greqinë dhe mbuloi Athinën me një shtresë të trashë dëbore.
A cold front brought unusually low temperatures and rare snow to parts of Greece, including the island of Santorini. pic.twitter.com/L0rULr8IWz
— CBS News (@CBSNews) January 25, 2022
Njësitet e shpëtimit tokësor me makineri të rënda dhe autoambulanca morrën pjesë në operacionin e shpëtimit.
Ishujt grekë janë gjithashtu plotësisht të mbuluar me borë, që është një fenomen kohor që ndodh një herë në jetë. Hera e fundit që kjo sasi dëbore ra në Ciklada ishte disa dekada më parë.
I gjithë ishulli i Santorinit, një atraksion i famshëm turistik, është i mbuluar me dëborë. /sarandacity.al/