Ministrja e Infrastrukturës dhe Ernergjitikës Belinda Balluku inspektoi punimet në tunelin e Llogarasë, duke promovuar diçka nga kjo vepër e pathënë deri më sot.
Duke u ndalur te një ura që do të jetë në dalje të tunelit, ajo tha se do jetë ura e parë në Shqipëri e varur që do u bëjë të mundur përdoruesve të rrugës një pamje fantastike të Rivierës së jugut.
“Do jetë një urë e varur, e para në Shqipëri. Sapo të dalin nga tuneli do hasin në atë urë të varur, e vetmja në Shqipëri. Është një vepër arti”, tha Balluku.
Më tej ajo sqaroi se gjatë verës ku është edhe fluks trafiku për shkak të turistëve, do të ketë një “bypass” që të shmanget rruga pranë tunelit.
“Në fillim kemi hasur në një formacion që na trembi, me shtresa shtufe që e bëri pak të vështir, por sot kemi këtë pamje sot. Do bëhet bashkimi i Orikum-Dukat me pjesën e lidhjes së tunelit. Gjatë sezonit të verës do kemi një bypass. Formacioni na jep shpresa që mund të ecim shumë më mirë.” tha Balluku. /sarandacity.al/