Ministria e Turizmit dhe Mjedisit hap thirrjen për mbështetje financiare të Projekteve në Turizëm.
Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro e cila thekson se aplikimet janë të hapura deri më 23 shkurt.
“Prandaj mos humbni kohë, por shkruani idetë e mblidhni energjitë për projekte në një nga drejtimet kryesore: Promovimi i destinacioneve, zhvillimi i produkteve turistike dhe brandimi i territorit. Digjitalizimi dhe inovacioni. Aplikimet janë të hapura deri më 23 shkurt, klikoni në link, informohuni dhe përvishni mëngët”, shprehet Kumbaro.
Thirrja për aplikim dhe prioritetet
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit shpall thirrjen për përfitimin e mbështetjes financiare të projekteve në fushën e turizmit, të paraqitura nga persona fizikë dhe juridikë, vendas apo të huaj, privatë ose publikë, të cilët kanë në objekt të veprimtarisë së tyre turizmin, në funksion të realizimit të misionit strategjik: “Shqipëria, një destinacion mikpritës, tërheqës dhe autentik, për zhvillim të qëndrueshëm të potencialeve ekonomike, natyrore dhe sociale të vendit”
Thirrja synon promovimin e destinacioneve, produkteve dhe diversifikimin e ofertës turistike, nëpërmjet zhvillimit të turizmit malor, natyror dhe kulturor, turizmit kulinar, enoturizmit, turizmit nostalgjik, turizmit të aventurës etj.
Thirrja do të qëndrojë e hapur nga data 24 janar deri më datën 23 shkurt, të vitit 2022. Projektet duhet të realizohen brenda vitit buxhetor, gjatë periudhës 24 mars deri më 01 dhjetor 2022.
Prioritetet e Thirrjes për mbështetje financiare të Projekteve në Turizëm janë: Promovimi i destinacioneve, zhvillimi i produkteve turistike dhe brandimi i territorit;Digjitalizimi dhe inovacioni.
Promovimi i destinacioneve turistike e vlerave të veçanta, zhvillimi i produkteve dhe atraksioneve turistike të turizmit malor, rural, shtigjeve, agroturizmit, enoturizmit, aventurës, monumenteve të natyrës dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit në industrinë e mikpritjes.
Tipologjia e aktiviteteve që synojnë arritjen e Prioritetit 1, renditen si më poshtë, por janë vetëm shembuj të cilat nuk kufizojnë tematika të tjera objekt i këtij prioriteti: Promovimi i destinacioneve turistike, marketimi apo brandimi i territorit, nëpërmjet guidave turistike, ëebsiteve, mediave sociale, videove promocionale, veprimtarive me karakter aventuror dhe kulturor, materialeve karakteristike/tradicionale të zonave etj.Promovimi i produktit turistik sipas karakteristikave të destinacioneve turistike, duke përfshirë komunitetet lokale, krijimin e shtigjeve malore, të çiklizmit dhe jo vetëm, krijimin e tureve/paketave demostruese të procesit të realizimit të produkteve tradicionale, si dhe/apo përfshirjen në proces të turistit. Promovimi i produkteve turistike tematike që lidhen me produkte të tilla si: oferta e itinerare/rrugë turistike, kulturore, duke u fokusuar në aktivitete sportive dhe/ose sinergjinë e zonave natyrore/trashëgimisë kulturore ose industriale.Promovimi i peizazheve natyrore për qëllime turistike, nëpërmjet identifikimit dhe zhvillimit të vendeve panoramike, fenomeneve të veçanta natyrore, burime të veçanta natyrore, aktiviteteve në natyrë. Promovimi i kulinarisë si atraksion turistik, në funksion të turizmit kulinar.Promovimi i “Verës shqiptare” në funksion të enoturizmit, duke organizuar evente/netë degustimi për promovimin e verërave shqiptare; Promovimi i “Specieve endemike” të florës dhe faunës shqiptare në funksion të promovimit të turizmit.
Promovimi i “Turizmi i Kujtesës”, identifikimi dhe rijetëzimi për të kthyer në atraksione turistike, objekte apo veprimtari që i përkasin një periudhe historike si: punishte, tunele, bunkerë etj;Promovimi i produkteve turistike të aksesueshme për turistët me nevoja të veçanta duke i përfshirë në aktivitete të natyrës dhe trashëgimisë kulturore.
Projekte të turizmit që respektojnë mjedisin si:“Gjelbëro dhe pastro”, duke mbjellë pemë për të kufizuar hedhjen e mbeturinave jashtë hapësirave të dedikuara për grumbullimin e tyre, në zonat e plazheve, në parqe natyrore etj.
Aktivitete artizanale nga popullsia lokale për krijimin e produkteve me materiale të riciklueshme që mund të shërbejnë si suvenire për turistë.
Krijimi i instalacioneve për të mbledhur mbetjet plastike në zonat e plazheve. Ture sportive hiking, kayakë, rafting, shëtitje me varka, etj, pa pagesë për turistë që pranojnë të mbledhin mbetje gjatë itinerarit që përshkojnë. Evente lokale gjithëpërfshirëse me koncerte, lojëra dhe panele diskutimesh për ndërgjegjësimin mjedisor, shoqëruar me kulinari BIO dhe me metoda ekologjike.Turizmi rinor, i cili synon përfshirjen e të rinjve në krijimin e eksperiencave të udhëtimit, turizmit, vullnetarizmit, si dhe aktivitete që promovojnë turizmin.Aktivitete të përshtatura veçanërisht për fëmijët në plazhe, mbi rregullat dhe kujdesin lidhur me notin dhe sigurinë e larjes në det.Edukimin profesional të burimeve njerëzore të subjekteve që zhvillojnë veprimtari në fushën e turizmit me qëllim rritjen e cilësisë dhe përmirësimin e shërbimit, nëpërmjet trajnimeve, etj.Mbështetja e strukturave provizore promovuese “Infopoint” gjatë sezonit turistik.
Digjitalizimi dhe inovacioni
Përmes këtij prioriteti do të mbështeten projekte të cilat nëpërmjet teknologjisë digjitale dhe metodave inovative zhvillojnë komponentë të turizmit si: produktet turistike, atraksionet turistike, infrastrukturën turistike, shërbimin turistik dhe subjektet që zhvillojnë veprimtari turistike.Tipologjia e aktiviteteve që synojnë arritjen e Prioritetit 2, renditen si më poshtë, por janë vetëm shembuj të cilat nuk kufizojnë tematika të tjera objekt i këtij prioriteti: Hartëzimi dhe digjitalizimi i burimeve/produkteve turistike;Identifikimi i vendndodhjeve dhe krijimi i itinerareve, hartëzimi/digjitalizimi i tyre për:zhvillimin e sporteve ujore si lundrimi me kajak/kanoe/trap, raftin, zhvillimin e alpinizmit, skive dhe sporteve të tjera dimërore; shënjimi i shtigjeve të reja për ecje dhe çiklizëm, etj.Aplikacione/platforma online që ofrojnë informacion mbi destinacione dhe atraksione turistike dhe krijojnë rrugë komunikimi për një target grup të caktuar; Platformë online të bashkëpunimit për udhërrëfyesit turistikë, në funksion të përmirësimit të cilësisë së shërbimit. /atsh//