Ministrja e Arsimit Evis Kushi kumtoi nga shkallët e qeverisë, pas mbledhjes së kësaj të fundit, se të enjten nis shkolla dhe se mbyllja e tyre nuk ka ardhur vetëm për shkak të mungesës së ngrohjes.
Ajo tha se mbyllja e shkollave për tre ditë ishte e detyrueshme dhe e këshillueshme nga ekspertët.
Kështu, të enjten të gjithë nxënësit do të rikthehen në shkolla, pasi sipas ministers, sinoptikanët kanë parashikuar kushte më të favorshme të motit.
“Lajmi i mirë është që nesër të gjithë nxënësit do të rikthehen në shkolla, moti parashikohet të jetë më i favorshëm. Temperaturat nuk ishin të zakonshme. Kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Edhe Greqia i mbylli shkollat të hënën.
Edhe Turqia ka bërë të njëjtën gjë dhe shumë shtete të tjera. Arsyeja nuk ka qenë vetëm ngrohja në shkolla, por ne duhet të kujdesemi dhe kemi përgjegjësi për nxënësit që në momentin kur dalin nga shtëpia nëse ka ngricave në rrugë duhet të marri masat”, tha Kushi. /sarandacity.al/