Po bën bujë rasti i një çifti nga Vlora, në dukje krejt normalë – të rinj, të dashuruar, të qeshur, plot jetë – por që pas kësaj pamjeje fshihej djalli vetë në qenien e tyre.
Arben dhe Anisa Hoxhaj, ishin të fejuarit nga Vlora të cilët në Shkodër tentan grabitjen e një pike argjendarie, duke tentuar që t’u hedhin spray në fytyrë të zotëve. E gjitha dështoi dhe ata janë pas hekurave.
Por ndërsa presin dënimin, një rast ekzemplar ky i tyre, për çifti, por sidomos për Anisën, po dalin në media denoncime nga shumëkush që ka rënë prej e mashtrimeve apo vjedhjeve të saj.
Rasti më flagrant është i një shqiptari nga Zvicra, i cili tha se e kish marrë si dado për fëmijët dhe, pas katër ditësh, kish hequr përparësen e dados duke dalë në origjinal: braktis fëmijët dhe zhduket, pasi kishte vjedhur shtëpinë e shqiptarit ku shërbente. Kjo u denoncuia nga Diart Hyseni nga Zvicra.
“Unë di që ajo ka mashtruar edhe katër familje të tjera në Zvicër duke i kërkuar një shumë parash paradhënie në mënyrë që më pas të nisej për në shtëpinë e tyre”, tha së fundi Hyseni, pasi tregoi tentativën e së motrës së tij për ta kontaktuar e risjellë në Zvicër me qëllimin e kapjes.
“Motra ime i shkruajti asaj kinse kërkonte një dado. Ajo i tha se më parë duhej t’i dërgonte 500 euro dhe ajo do të nisej menjëherë për nmë Zvicër. Pasi motra ime nuk ia nisi, ajo e bllokoi direkt”, tha shqiptari nga Zvicra. /sarandacity.al/