Një kënd i ri lojrash për fëmijë po lind në Sarandë, në krah të stadiumit, por në një dekor të shëmtuar. Kjo sepse, rreth këtij ambienti të ri relaksi për prindër e fëmijë ndodhen ish-godina të rrënuara të dikurshme, sot ende po zgjidhje se çdo të jenë në të ardhmen, duke e mbajtur zhvillimin e zonës në një ngërç prej çështjeve të komplikuara të pronësisë.
Burime nga bashkia të thonë se në çdo inisiativë për krijim ambientesh shlodhëse, pra lulishtesh, gjendesh përballë pamundësisë për shkak të zënies së çdo prone, apo problemeve të tjera të kësaj natyre.
Dhe kjo shpërfaqet më mirë në këtë ambient të ri…me dekor të vjetër. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?