Një ditë pas konfirmimit të marrëveshjes Rithemelim – LSI, përkthyer ndryshe si një partneritet i ri politik Berisha – Meta, ka ardhur dhe produkti i parë, që është logoja.
Ajo bart emrin Shtëpia e Lirisë, shpallur një ditë më parë nga Berisha, si një koalicion për zgjedhjet e 6 marsit në 6 bashki.
Kujtojmë se ky zhvllim i ri politik vjen pas çarjes së madhe në PD, ku LSI, e prishur me Bashën, po zgjedh të bëjë aleancë me Berishën.
Është kjo dhe shprehje e unitetit në qëndrime të dyshes Berisha – Meta qyshse u pozicionuan kundër Reformës në Drejtësi, duke u përplasur që të dy me ndërkombëtarët. /sarandacity.al/