Ç’përfaqëson ikja e janarit dhe trokitja e shkurtit për Sarandën?
Kolegu Thoma Nika bëri raportimin e përjavshëm në Radio Tiranë, duke vizatuar aktualitetin në qytetin që edhe pa e nis të tërheqë vizitorë, derisa të arrijë kulmin në sezon.
“1 shkurti bëri një ndarje si me thikë prej ditëve me diell dhe fundjavës me lëvizje turistike, ku u pa edhe ngacmimi i interesit për turizëm të udhëtimeve në natyrë, deri sa të vijë sezoni i plazhit”, e nis raportimin kolegu Nika, duke vijuar më tej:
“Nuk ishte fare rastësi që, në vijim të fundjavës diellore, siç dita e fundit e janarit ishte, Saranda zgjodhi të bëjë promovimin e dokumentarit premierë “Saranda e bukurive”. Në prani të një elite intelektuale, të njerëzve të fushës së krijimit e të mediave. Tashmë mund të themi se Saranda e ka një produksion, ku historia, tradita, asetet, e sotmja dhe projeksioni për të nesërmen e saj, vijnë si një rrëfim filmik nga personazhe dhe personalitete të spikatur. Nuk është vetëm çështje teknologjie e mjeshtërie të dy grave të ekranit publik: Vasilika Londos e Ketrin Gjoçajt, por, mbi të gjitha, çështje dashurie për Sarandën, që ato e dhanë të tërën.
Zhvillime të tjera lidhen me rritjen e lobimit kundër hartës së re gjyqsore, me pasojë ikjen e institucionit të Gjykatës nga Saranda. Ndërkaq, zhvillim për të mos u anashkaluar është vendimmarrja më e fundit lokale, që bind për profilin social të Bashkisë së Sarandës, apo vemdimmarrja në fushën e shërbimit taksi në qytetin e turizmit.
Me gjasë, këtë vit Saranda do të ketë prekur ëndrrën për të patur një orkestër frymore të fëmijëve. Për këtë mbushin me besim fëmijët nga 8 në 14 vjeç, që i drejtohen Qendrës Kulturore të Fëmijëve për audicionet e hapura. Surpriza e audicioneve është prania e më shumë vajzave në to. Do të ishte fantastike një Bandë Muzikore Fëmijësh, e dominuar nga instrumentiste vajza të kësaj Sarande”. /sarandacity.al/
https://youtu.be/kUr_Iolb7Sw
850734 503103Bereken zelf uw hypotheek. Hypotheek berekenen? Maak snel een indicatieve berekening van het maximale leenbedrag van uw hypotheek. 761537
850248 852121Bereken zelf uw hypotheek. Hypotheek berekenen? Maak snel een indicatieve berekening van het maximale leenbedrag van uw hypotheek. 33234