Nuk ka qenë fare rastësi që në një ditë diellore si e sotmja, Saranda ka zgjedhur të bëjë promovimin e dokumentarit më të ri që u shtohet materialeve promo të Sarandës.
“Saranda e bukurive” titullohej dokumentari i shfaqur premierë në mjediset e Galerisë “Art-Saranda”, në prani të elitës intelektuale, të njerëzve nga fusha e krijimit dhe mediave të qytetit.
Autoret e këtij dokumentari, Vasilika Londo dhe Ketrin Gjoça, dy emra të njohur të Televizionit publik Shqiptar, u ndjenë të vlerësuara teksa produkti i tyre krijoi emocion dhe erdhi si një rrëfim filmik i të veçantave të Sarandës, të historisë dhe të sotmes së saj, përmes personazheve dhe personaliteteve të spikatura.
Projekti u mundësua me mbështetjen e Bashkisë së Sarandës dhe Kryebashkiaku Adrian Gurma e vlerësoi dokumentarin si një realizim ku teknologjia, mjeshtëria dhe dashuria për Sarandën janë shprehur në nivelin më të lartë.
Nga mjaft të pranishëm në shfaqjen premierë të dokumentarit u tha se dokumentari është aset i çmuar për promovimin e bukurive dhe trashegimise së Sarandës, që sot është markë e turizmit.
E ky vlerësim ishte edhe si një çertifikim që dokumentari të shfaqet në ekranet e televizioneve, të gjendet në youtube apo në rrjetet sociale.
Shkruar nga Bashkia
TICs have the capacity to self renew and to generate new tumors that consist entirely of clonally derived cell types present in the parental tumor what is priligy
Dicloxacillin is used to treat many different types of infections caused by bacteria such as bronchitis, pneumonia, or staphylococcal also called staph infections [url=https://fastpriligy.top/]priligy generika dapoxetine 60mg[/url]