Futbolli grek u trondit nga jetëhumbja në fushë e një ftutbollisti me origjinë shqiptare. Aleksandër Lambi, ose Alexandros Lampi sipas versionit vendas, 22 vjeç, ndërroi jetë në spitalin ku u transportua, pasi humbi ndjenjat më herët në ndeshjen mes Ilioupolit dhe Ermionidës.
Lambi u plandos në tokë pikërisht në minutën e 5-të të ndeshjes për kampionatin e Kombëtares së Tretë.
Sipas drejtorit të komunikimit të Ermionidës, Lefteris Dagres, zyrtarët e ndeshjes raportuan se “lojtari është transportuar në spital me puls minimal dhe i pavetëdijshëm”.
Ai është transportuar i intubuar në spital, ku fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Lambi, cilësohej si një futbollist mjaft i talentuar dhe ishte në pronësi të ekipit grek Apolon Smirnis, ndërsa së fundmi, ishte i huazuar te skuadra e Iloupolit, ekip që luan në kategorinë e 3 të kampionatit grek. /sarandacity.al/