“Nuk mbarrohen plehrat”, tha e dëshpëruar ministrja Kumbaro një ditë më parë në Sarandë, referuar aksionit disamujor për pastrimin e territorit nga mbetjet.
“Çfarë i kemi bërë këtij vendi në 30 vite”, tha ajo, pasi sipas saj, vetëm prej këtij aksioni të inicuar nga Vlora, po shihen përmasat reale të ndotjes mjedisore në Shqipëri.
Sipas gruas që drejton Turizmin e Mjedisin, sa më thellë të futesh në territor për pastrim, aq me thellë sheh shkallën e lartë të ndotjes mjedisore.
Në këtë kontekset, ajo paralajmëroi ashpërsi përgjatë sezonit për të gjithë ato njësi shërbimi të cilat nuk do respektojnë kriteret e trajtimit të mbetjeve. Kryesorja, asnjë mbetje në kazanët e destinuar për mbeturina të konsumit familjar. /sarandacity.al/