Presidenti Meta doli në mbrëmje para medias, si për të deklaruar se do padisë Kuvendin që sipas tij ka fallsifikuar akte kundër tij në procesin e shkarkimit, si për t’i bërë një apologji vetes se ai ka qenë vërtet një president në lartësinë e detyrës.
Pork jo nuk e ka penguar të gajaset për disa sekonda, krejt shpengueshëm, teksa është pyetur nëse do e lirojë zyrën po u shkarkua nga Kushtetuesja.
Pa dhënë përgjigje të qartë “po” se “jo”, ai u zhyt në apologji.
“Kjo ishte pyetje e mrekullueshme, ishte pyetje e jashtëzakonshme.
Ky institucion ka qenë gjithmonë në shërbim të popullit të Shqipërisë.
Presidenti ka një mbrojtjte të veçantë nga Kushtetuta e Shqipërisë, pasi është garanti i të drejtave shtetërore dhe prandaj duhen mbi 2/3 për ta shkarkuar Presidentin.
Kushtetuta e thotë qartë se Presidenti vetëm nëse shkel rëndë Kushtetutën apo kryen ndonjë klrim të rëndë mund të shkarkohet. Ilir Meta nuk ka tradhtuar interesat e Atdheut”, ishin përgjigjet e njeriut që mban postin e kreut të shtetit. /sarandacity.al/